Dunja Mijatoviç edhe një vit përfaqësuese e OSBE-së për liri të mediave

Këshilli ministror i OSBE-së ka vendosur që t’ia zgjatë mandatin përfaqësueses së OSBE-së për Lirinë e mediave, Dunja Mijatoviç edhe për një vit, transmeton Portalb.

“Dunja Mijatovic është përfaqësuese e përkushtuar dhe e palodhur në promovimin dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe mediave të lira në rajonet që mbulon OSBE-së dhe përtej,” thuhet në qëndrimin e Ministrit gjerman për Punë të Jashtme, njëherit edhe kryeshef i zyrës së OSBE-së, Frank Walter Steinmeier.

Ai ka nënvizuar se në këtë kohë konfliktesh dhe krizash, një zë i fortë dhe i pavarur është i nevojshëm më shumë se kurrë.

Mijatoviç mori detyrën në mars të vitit 2010 dhe u emërua për një mandat tre vjeçar në vitin 2013, transmeton Portalb.

Mijatoviç para se të shërbej si përfaqësuese e OSBE-së për Lirinë e shprehjes dhe Mediave ajo ka qenë drejtoreshë në Sektorin e transmetimit të Agjencisë Rregullatore të Komunikimit (CRA) në Bosnje e Hercegovinë dhe kryetare e Platformës Evropiane Rregullatore e Autoriteteve (EPRA)./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button