Formohet Grupacion i ri për armë dhe pajisje

Për shkak të promovimit të veprimtarive lidhur me prodhimin dhe tregtinë me armë, materiale eksplozive dhe të rrezikshme, dhe mjete piroteknike, por edhe pajisje për përdorim ushtarak dhe civil, me iniciativë të disa ndërmarrjeve, më 23.03.2016, është mbajtur seancë konsultative, në të cilën është formuar Grupacioni për armë, mjete të rrezikshme dhe eksplozive dhe program për pajisje ushtarake dhe civile si formë e veçantë e organizimit dhe punës në kuadër të Shoqatës së tregtarë në Odën Ekonomike të Maqedonisë, transmeton Portalb.

Grupacioni do të punojë në shqyrtimin e çështjeve në lidhje me promovimin e punës dhe zgjidhjen e problemeve, do të miratojë konkluzione dhe do të propozojë masa që janë në interes të përbashkët të të gjithë anëtarëve, në bazë të dispozitave ligjore. Përveç saj, Grupacioni do t’i shqyrtojë edhe rishikojë dhe propozimet e ligjeve që janë në interes të përbashkët të anëtarëve dhe do të ngre iniciativa për ndryshime dhe plotësime të të njëjtave, njofton Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Kryetar i këtij Grupacioni është zgjedhur, Dimitar Mangutov, udhëheqës i “Dimanko” – Shkup, ndërkaq për nënkryetar është zgjedhur, Jovica Gjuriçiq, drejtues i “Specialna Oprema” – Shkup. Në këtë seancë janë zgjedhur edhe organet tjera të këtij Grupacioni. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button