19 të vdekur në një minierë të Kinës

Të paktën 19 punëtorë e kanë humbur jetën në një aksident që ka ndodhur në një minierë qymyri në provincën Shanxi të Kinës veriore, njoftojnë mediat kineze, përcjellë Klan kosova.

Raportohet se ishin 129 persona nën tokë, kur ka ndodhur akisdenti me ç`rast 110 prej tyre shpëtuan.

Akoma nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.

Qeveria kineze ka bërë përpjekje për të përmirësuar kushtet e sigurisë në minierat e këtij vendi, të cilët janë ndër më vdekjeprurëset.

Më parë gjatë këtij muaji këtë muaj në provincën verilindore Jilin, të paktën 12 persona u vranë pas një rrjedhje gazi në një minierë qymyri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button