Vriten dy palestinezë nga ushtria izraelite

Ushtarët izraelitë vranë dy palestinezë në Bregun Perëndimor. Palestinezët janë vrarë nën pretekstin se kanë “sulmuar ushtarët izraelitë me thikë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ushtria izraelite thekson se në Hebron në jug të Bregut Perendimor dy palestinezë plagosë një ushtar izraelit me ç’rast ushtarët tjerë janë kundërpërgjigjur me armë zjarri, ku u vranë të dy palestinezët, ndërsa ushtari i plagosur është dërguar në spital.

Ministria palestineze e Shëndetësisë ka deklaruar se dy palestinezët e vrarë ende nuk janë identifikuar.

Tensionet në Jerusalem dhe në Bregun Perëndimor kanë qenë në rritje që nga fillimi i gushtit të vitit të kaluar, kur kolonët hebrenj i vunë flakën një shtëpie palestineze në Nablus.

Në këtë rast u vranë burri, gruaja dhe foshnja e tyre 18 muajshe, ndërsa fëmiu tjetër 4-vjeçar arriti të shpëtojë. Pas këtij rasti, kjo zonë u bë skenë e konflikteve të ashpra që shpesh përfundojnë me vrasje apo plagosje të një numri të njerëzve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button