Janeva: Obligimin kushtetues e kam kryer me dorëzimin e Raportit

 

Prokurorja speciale Katica Janeva, ka reaguar me shkrim pas akuzave në adresë të saj për mosparaqitjen në Kuvend dhe në Këshillin e Prokurorëve, raporton Portalb.

“Dua edhe një herë t’i qartësojë arsyet se pse nuk do të marr pjesë në seancën e Këshillit të prokurorëve dhe në Seancën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me çka do të përsërisë se nuk bëhet fjalë për mosrespektim të këtyre institucionevet. Në pajtim me rregullat ligjore, por edhe në pajtim me Kushtetutën e Maqedonisë unë kam obligim ligjor vetëm të dorëzoj Raport, Raport të cilin unë e kam dorëzuar dhe i përmban të gjitha elementet të cilat i kërkon ligji”, thuhet në letrën e prokurores speciale Katica Janeva.

Praktika nuk njeh rast kur parashtruesit e Raportit, para Kuvendit apo Këshillit të Prokurorëve të thirren për ta sqaruar të njëjtën.

“Në këtë drejtim, nëse Këshillit i duhen shpjegime shtesë, jam e gatshme të njëjtat të jap sqarime brenda mundësive”, përfundon letra./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button