LDE jep disa propozime për zgjedhje të lira dhe të ndërshme

Ne nje deklarate për shtyp, të shperndarë ditën e sotme, LDE – Partia për Liri, Demokraci dhe Etike ka paraqitur 3 propozimet e saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

LDE, nëpërmjet kryetarit të saj Arian Galdini u ben thirrje te gjitha Partive Politike Parlamentare, por edhe Tryezes se Partive te vogla qe pervec funksionimit te Komisionit Parlamentar per Reformen Zgjedhore, te instalojne edhe nje Keshill Politik te Kordinimit per Reformen Zgjedhore. Kryetari i LDE, shprehet nepermjet kesaj Deklarate per Shtyp se Reforma Zgjedhore nuk mund te konsiderohet me vetem si nje atribut teknik i Komisionit Parlamentar, ngase prej 25 vitesh ne Shqiperi, te tilla Komisione kane prodhuar vetem zgjedhje te deshtuara, ose zgjedhje me te mira se te meparshmet. Nje Keshill Politik i Kordinimit per Reformen Zgjedhore do te krijonte nje mekanizem ku te gjithe faktoret dhe aktoret politike, te rendesishem, te medhenj, te vegjel, te vjeter apo te rinj, te jene pjese e pergatitjes se rregullave te lojes per nje proces sa me te denje, te ndershem, me integritet dhe te lire zgjedhor.

Zgjedhjet nuk jane e nuk duhet te perdoren nga Partite e medha e tradicionale, si industria e riciklimit te tyre politik, e as si gracka e pengmarrjes se sistemit. Reforma Zgjedhore duhet te buroje nga nje vullnet mbarepolitik qe u lejon qytetareve shqiptare te votojne e zgjedhin te lire perfaqesuesit e tyre ne Kuvend e Pushtete. Ne keto 25 vite, kemi krijuar rregulla loje dhe instrumenta zgjedhore te cilat e kane ngushtuar, tjetersuar, menjanuar shprehjen e vullnetit te lire te qytetareve shqiptare per te zgjedhur perfaqesuesit e tyre. Kemi mberritur ne kete pike kur zgjedhjet jane kthyer ne Tregun e Zi te vullnetit qytetar. Sipas një studimi të bërë nga një grup ekspertësh ndërkombëtarë, rezulton se në Shqipëri, një mandat deputeti kushton përafërsisht 2 milion euro. Pra për të fituar një mandat deputeti, ose individi, ose Partia, duhet të kenë 2 milion euro në gatishmëri. Në këtë kosto janë kalkuluar paratë që individët paguajnë tek krerët e Partive, për të siguruar kandidimin dhe pozicionimin në listë, paratë që kandidati përdor për fushatën elektorale me të gjitha shpenzimet e mira dhe të zeza, si edhe paratë që përdor Partia për të gjithë Fushatën Elektorale. Janë kalkuluar me përafërsi të gjitha zërat e shpenzimeve të mira dhe të zeza, të dukshme, të deklaruara e të padeklaruara, që bëjnë Partitë Politike gjatë një Fushate Elektorale dhe shuma e përgjithshme me përafërsi është dramatike, po të mendosh varfërinë e skajshme në të cilën jetojnë qytetarët shqiptarë. Nëse bëjmë një shumëzim të thjeshtë, 140 deputetë x 2 milion euro, del se në vendin më të varfër të Europës, Fushata Elektorale e Partive Politike, u kushton qytetarëve plot 280 milionë euro, pra 5% të Buxhetit Shtetëror. Kjo është marrëzi e plotë që duhet ndalur me çdo kusht. Nëse e drejta e qytetarëve për të zgjedhur e për tu përfaqësuar kushton kaq shtrenjtë, atëherë nuk kemi më as demokraci, e as liri, por treg të zi. Dhe në një shoqëri me 37% deri 50% te ekonomisë informale, është e afërmendshme se të tilla kosto për tu zgjedhur, i përballojnë më së shumti njerëzit më të ligj të këtij vendi. Ndaj nese PD dhe Opozita, duan realisht të bëjnë një vepër të madhe publike sot pas 25 vitesh, është pikërisht kjo. Tu sigurojnë shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme. Me Zgjedhjet si Treg i Zi, do shkojmë nga autarkia në despotizmin mafioz. Zgjedhjet duhet të jenë të lira e të ndershme dhe me kosto të përballueshme për njerëzit më të mirë e më të merituar të këtij vendi që të zgjidhen.

Ndaj LDE propozon: 1. Thirrjen e nje Tryeze politike per krijimin e Keshillit Politik te Kordinimit per Reformen Zgjedhore. 2. Daljen me nismen: Nje Karte Identiteti nje vote. Kjo nisme synon ndalimin e perdorimit te Kartave te Identitetit false, te blera, te emigranteve apo te abstenuese. Nje shtet qe ka 700 milion leke per te ndertuar nje Kend Femijesh ne Parkun e Liqenit, nje shtet qe ka 1 milion euro per te ndertuar Bunk’Art, nje shtet qe ka 1 milion e gjysem euro per te ndertuar muze ne Shtepine e Gjetheve, duhet patjeter qe te gjeje parate e nevojshme per blerjen e pajisjeve dhe teknologjise qe garantojne njohjen e Kartes se Identiteti se bashku me gjurmen e gishtit ne cdo Njesi Votimi. Cdo votues shqiptar duhet te pajiset domosdoshmerisht nga shteti me Karta Identiteti. Cdo votues duhet patjeter qe te votoje vetem me Karte Identiteti ose me Pasaporte Biometrike, e te beje njohjen e dokumentit te tij me gjurmen e gishtit ne pajisjen perkatese. Vetem ne kete menyre, eleminojme perdorimin arbitrar te votuesve fiktive apo te rrejshem. 3. Te sanksinohet me nje nen te posacem hapja e rastesishme e 10% te Kutive te Votimit me gjithe materialet zgjedhore brenda tyre, fill pas perfundimit te procesit. Kjo hapje e rastesishme te behet nga Kolegji Zgjedhor. Ky nen do te garantoje paprekshmerine e shenjterine e votes se qytetareve shqiptare

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button