SHBA jep miliona për arrestimin e zyrtarëve shqiptarë

Ambasadori amerikan Donald Lu, ka deklaruar edhe njëherë qartë se për të luftuar korrupsion, Shqipëria duhet të arrestojë “të paprekshmit”. Ai tha se partitë nuk duhet ta përdorin Byronë e Hetimit për të bërë politike por duhet ta miratojnë sa më parë dhe të çojnë pas hekurave personat e korruptuar. Lidhur me varësinë, ai tha se Byroja e Hetimit do të jetë sipas modelit të FBI dhe do të ketë financime nga SHBA për funksionimin e saj, transmeton Opinion.

Pjesë nga fjala e ambasadorit LU

Po pse duhet të besojnë shqiptarët e zakonshëm se këta policë të posaçëm do të jenë përtej ndikimeve dhe korrupsionit?

Për shkak se SHBA do të investojnë që ajo të jetë e tillë. Ne kemi vënë mënjëanë miliona dollarë për të paguar pajisjet dhe trajnimet e këtyre policëve, trajnimi i tyre do të zhvillohet në akademinë e  FBI-së.

 Një agjent i FBI-së do të caktohet në Tiranë për të mbështetur krijimin e kësaj organizate dhe të gjithë policët e BKH-së do të kalojnë përmes testeve të dallimit të gënjeshtrave, njohur ndryshe si testi i poligrafit. Llogaritë e tyre bankare do të mbikqyren për tu siguruar që ata nuk po marrin rryshfet ose që nuk po punojnë për krimin e organizuar. 

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Mirnjohje dhe falenderime pa fund per ate qe po kerkoni te beni per venden tim,,,,Populli Yne,-edhe ju e dini,- se eshte perjetesishte mirnjohes Amerikes,dhe sidomos tani nese do mundeni ti jepni goditjen e fundit problemeve akute te korrupsionit do mbeteni vertet lapidare ne memorialin e kombit tone,Ju i nderuari Lu qe patet fatin te ndodheni kete periudhe ketu,,,,Por Byroja e hetimit qe po trumpetohet me te madhe tani,,,,mendoj se duhet pergatitur dhe udhehequr nga Ju-fbi-ja,,, Po e late ne doren e taneve,me vjen keq ta them po do u shkoj mundi kot,dhe kesaj i thone hujdutet te kapin hujdutet-nuk behet,nuk shkon dhe nuk ka per tu bere,,,,,,Ju i dini mire punet si pkane shkuar dhe si po shkojne,,,Bolle me me lutje e temenara,,,,,,,Tani koha me nuk pret,,,te shkojne gjerat ne vend,aty ku duhet qe edhe ky populli te marre ate qe i takon te mos vuaj per faj te nje grushti njerzish qe kane uzurpuar pushtetin dhe po shtypin e perdhosin miletin, ketu e njezet e pese vjet te shkuara,,,,,UNE KAM BESIM SE KESAJ RRADHE E KENI MARRE VERTET SERIOZISHTE DHE GJERAVE DO TU SHKONI GJER NE FUND,,,,SUKSESE I DASHUR LU,DHE U PJEKSHIM NE SHQIPERIN E LIRE {nga korrupsioni}.,Respekte,Demir Rusi

  2. Eshte e vertete qe ne shqiperi egziston korrupsioni me vite, por do ishte shume here me mire qe kete ta luftojne vete qeveritaret shqiptare. Nderhyrja a FBİ ne shqiperi dhe istirucionet tona nuk eshte diçka e mire, mos kujtoni se usa i vjen shume keq prr ne e do te na ndihmoje si shtet per te ecur perpara. Perkundrazi, qellimi i tyre eshte te kontrolloj komplet institycionet tona me ane te fbi dhe te behet ai patron duke vendosır kudo njerezit e vet. Kjo eshte nje taktike e usa , dobeso shtetet, rrit korrupsion, dobeso ekonomine, te rritet protestat e popullit kundra pushtetit e aty futet si shpetimtar. Mos harroni se kjo eshte taktika a usas gjithmone. Vwndi yne duhet te jete i zot te luftoj vete kundra korrupsionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button