Përçartje “gazetareske” pa fakte, burime dhe stil

[Vazhdon destruksioni, LSDM-ja e lëshon KSHZ, rezultatet nga verifikimi janë katër herë më të vogla se sa ajo që e thonin]

Ky është tekst ku është ofruar një storje e cila nuk është mbështetur me asgjë. Nuk janë theksuar burime relevante, ka titull krejtësisht të papranueshëm, ndrësa e gjithë përmbajtja i ngjan konstruksionit politik. Artikulli është përpiluar me informata paushalle, të paverifikuara, me ç’rast si rezultat është fituar një tregim tendencioz.

destrukcija dikLinku deri te artikulli origjinal: Vazhdon destruksioni, LSDM-ja e lëshon KSHZ, rezultatet nga verifikimi janë katër herë më të vogla se sa ajo që e thonin

Koha e publikimit: 18.03.2016, 23:55

Data e recensionit: 21.03.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

E para që bie në sy kur lexohet ky tekst, është mungesa e fakteve mungesa e burimeve që janë shfrytëzuar, mungesa e lajmit, e veprimit, mungesa e stilit, si dhe mosrespektimi i rregullave elementare të gazetarisë për shkrimin e lajmeve dhe të informatave. Përkundraui, gjithçak që transmetohet në tekst janë spekulime.

HAPJA E DY FRONTEVE

Përveç për “fajtorin” kryesore në këtë artikull, teksti në mënyrë e njëjtë “tregon” edhe për ndodhitë në partinë më të madhe opozitare – LSDM.

“Informatat tona flasin se Zaevi ka përjetuar një dush të mirëfilltë të ftohtë pasi llogaritë kanë treguar se numri i tiju i votueseve të pretenduar fantomë është joreal dhe i trilluar. Ai dha deklaratë e cila lirisht, sipas ekspertëve, konsiderohet si gaf, se gjoja paska pasur pesëqindmijë votues fantomë në Maqedoni. Kjo nuk u kuptua seriozisht nga askush, dhe u vlerësua si tentim absurd i LSDM-së për të shkaktuar huti dhe për të bërë manipulim të ri. Zevi, i vetëdijshëm se kjo nuk do t’i kalojë, sot i ka ftuar në mbledhje urgjente anëtarët e LSDM-së nga KSHZ-ja, të cilët pasta në mënyrë dramatike e kanë ndryshuar sjelljen gjatë punës së komisionit zgjedhor.”

A ka mundësi të bëhet një artikull korrekt gazetaresk, i përgatitur në mënyrë profesionale për një çështje të ndjeshme nga fushëveprimi i Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ), duke përdorur vetëm burime anonime dhe pa kërkuar deklaratë nga ky institucion? Përveç kësaj, kur kemi krizë politike në vend, e cila ka pasoja të drejtpërdrejta mbi punën e tij? Vështirë se dikush që i takon apo nuk i takon profesionit të gazetarisë mund të përgjigjet pozitivisht.

Kodi i gazetarëve të Maqedonisë në nenin 1. parasheh se “gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk duhet të fshehë të dhëna esenciale e as të falsifikojë dokumente, si dhe në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar”. Kjо nuk është respektuar në këtë artikull.

BURIMET PËRSËRI MUNGOJNË

Pastaj teksti vazhdon në mënyrën e njëjtë, duke vazhduar me sulmin mbi partinë më të madhe pozitare – LSDM. Me këtë rast, përsëri thuhen gjëra për të cilat nuk ka konfirmim, e as nuk është cituar ndonjë burim i vlefshëm.

Në fakt, edhe pse ata në mbledhjen e mbrëmshme të KSHZ-së, e cila ka zgjatur deri në orën 1 pas mesnate i kanë pranuar numrat reale që janë disa herë më të vogla se sa ato të cilat Zaevi ia prezantoi pub likut, mirëpo në takimin me Zaevin, ku ka qenë e pranishme edhe Shekerinska, ata janë qortuar ashpër dhe kanë marrë udhëzime që të bëjnë obstruksion të plotë.”

Kështu siç është shkruar, ky artikull është “i pjekur” për emisionin “Besoni os jo.” Vërtetësia, më së paku thënë është problematike. Përmbajtja na zbulon se bëhet fjalë për sulm të pabazë mbi opozitën, që gjoja të zbardhet një konspiracion i madh. Mirëpo, kur sulmohet ndonjë palë, në këtë rast LSDM-ja, është e udhës që të kërkohet edhe përgjigje prej tyre. Një gjë e tillë në tekst nuk është e pranishme.

Kur do të përmblidhet ajo që është shkruar, është e qartë se artikulli që është ofruar nuk i plotëson kriteret themelore për lajm, e as që i respekton standardet gazetareske. Me të vërtetë, definitivisht vendin nuk e ka në përmbajtjet informative që janë plasuar në eter dhe në hapësirën e internetit, por në ndonjë shoqëri të njerëzve që merren me thashetheme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button