Filloi greva treditore e administratës gjyqësore

Nga sot deri të premten administrata gjyqësore do të jetë në grevë. Ditë më parë paralajmëruan nga Sindikata e Punëtorëve të Administratës, autoritet gjyqësore dhe shoqatat qytetare në Maqedoni, dhe Shoqata e Administratës Gjyqësore, se greva do të bëhet për shkak të pakënaqësisë nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, për ndërprerjen e bisedimeve rreth vendimeve të reja ligjore, njofton Portalb.

Greva e tyre është duke u bërë në vendin ku punojnë, ndërkaq nga 10:30 deri më 12:30, ata do të bëjnë grevë përpara ndërtesave të Gjykatave. Për të premten është caktuar protestë përpara Kuvendit, Qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Sipas detyrimeve ligjore, sot dhe dy ditëve në vijim, në Gjykata do të punohet vetëm në rastet emergjente dhe të lëndëve të paraburgimit. Sindikata e Administratës Gjyqësore, kërkon që të kthehet orari i vjetër i punës nga 7:30 deri më 15:30, t’u rriten rrogat dhe t’u hiqet testimi i obligueshëm.

Përndryshe, administrata gjyqësore vjet ka pasur grevë paralajmëruese me të cilën indinjuan disa vendime të ligjit për administratë dhe ligjit për shërbim gjyqësore, sipas tyre ndryshimet e reja, për to nuk janë të favorshme. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button