Kamikazët në aeroportin e Brukselit kanë qenë vëllezër

Dy kamikazë që kanë sulmuar aeroportin ndërkombëtar të Brukselit të martën, kanë qenë vëllezër, raportojnë mediat belge, njofton RE.

Transmetuesi RTBF thotë se Khalid dhe Brahim el-Bakraoui kanë qenë të njohur për policinë.

Personi i tretë, që është fotografuar me ta, është në arrati.

Shpërthimet e dyfishta në aeroport dhe një tjetër në një stacion të metrosë në Bruksel kanë lënë të vrarë 34 veta dhe të plagosur rreth 250.

Përgjegjësinë për sulmet e ka marrë grupi i ashtuquajtur Shteti Islamik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button