Garet: Ende ka mundësi për zgjedhje më 5 qershor

Nga pastrimi i Listës Zgjedhore varet edhe suksesi në zbatimin e zgjedhjeve, porositi ambasadori britanik, Çarls Garet, transmeton Portalb.

Ambasadori pret partitë së bashku të punojnë që të sigurojnë zgjedhje kredibile.

“Besoj se zgjedhjet mund të mbahen më 5 qershor, por më parë duhet përmbushur obligimet dhe duhet liderët partiak të punojnë bashkë. Suksesi në proces mund të nxjerr Maqedoninë nga kriza politike” deklaroi Garet.

Sipas ambasadorit britanik, reformat në media janë të rëndësisë kyçe për çdo demokraci.

“Çështja e reformave në media është shumë e rëndësishme sepse kjo është e rëndësishme gjithashtu për zhvillimin e vendit. Nuk ka rëndësi vetëm debati që zhvillohet rreth kësaj çështje, por është e rëndësishme për kohën e zgjedhjeve, të gjitha mediat të punojnë në përputhje me rregullativat ligjore, parimet e gazetarisë së mirë, të informojnë në mënyrë objektive, të mos mbajnë anën e askujt gjatë zgjedhjeve”, tha Garet. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button