Tekst krejtësisht i kundërt

 [Recension: LSDM-ja kundër popullit dhe institucioneve]

Теksti që i nënshtrohet kësaj analize është krejtësisht joobjektiv, dhe ka shumë të pavërteta dhe spekulime. Në të mënyrë tepër të njëanshme mbrohet vetëm njëra palë dhe me këtë rast shtrembërohen faktet dhe sulmohet pala tjetër.

СДСМ против народот и институциите NetPress NetPressLinku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja kundër popullit dhe institucioneve

Data dhe koha e publikimit: 15.03.2016, 19:58

Data e recensionit: 21.03.2016

Recensues: Simona Atanasova

KUSH ORGANIZOI KUNDËRPROTESTË?

Në këtë tekst (që është marrë nga një medie tjetër, mirëpo nuk është vënë linku) thuhet se në protestën e organizuar nga GROM-i për mbrojtjen e institucioneve ka pasur 6.000 njerëz. Мirëpo, ky numër është “fryrë”, dhe kjo mund të shihet nga fotografitë e publikuara në medie, ku shihen shumë më pak njerëz që e “mbrojnë” Gjykatën Kushtetuese.

Konstatimi se LSDM-ja ka organizuar kundërprotestë nuk është e saktë. Krejtësisht e kundërta. Pasi iniciativa qytetare “Hajde” paralajmëroi protestë para Gjykatës Kushtetuese, të cilës iu bashkangjit edhe LSDM-ja lideri i GROM-it, Stevço Jakimovski, organizoi kundërprotestë para kësaj Gjykate.

“Në kundërprotestën që e organizoi sonte LSDM-ja, janë vërejtur rreth 200 njerëz, anëtarë të LSDM-së, me maska të zeza në fytyrë, të gatshëm për të shkaktuar incidente dhe për të bërë destruksion.”

Vërtetim për këtë që është shkruar nuk ka askund. Nuk ka asnjë fotografi nga personat me maska të zeza, e as ndonjë lidhshmëri ndërmjet këtyre njerëzve dhe partisë opozitare. Aq më tepër, artikulli pa asnjë dëshmi pohon se personat kanë qenë të gatshëm për të shkaktuar incidente, edhe pse një gjë e tillë nuk ndodhi aspak në protestën e organizuar nga platforma “Hajde”.

ROJET DHE TRANSPORTI I ORGANIZUAR

Poashtu, krejtësisht paushalle janë pohimet se në këtë protestë ka pasur roje që i kanë evidentuar të pranishmit. Në tekst nuk ka as fotografi, e as deklaratë prej dikujt që do të dëshmonte se me të vërtetë ka qenë ashtu.

“Në mesin e protestuesve të LSDM-së vërehen edhe lista dhe roje që i evidentojnë të pranishmit. Sipas informacioneve, në protestën e LSDM-së poashtu të pranishëm janë edhe kriminelë me dosje të mëdha që janë të njohur në qytetin e Shkupit.”

Përkundër pohimeve të këtilla, një pjesë e medieve publikuan se roje janë vërejtur në taborin e kundërt. Në fakt, edhe pse në artikull thuhet se në protestë me autobusë janë sjellë të punësuar nga komunat që udhëhiqen nga LSDM-ja, një “transport i tillë i organizuar” i punëtorëve administrativë, mediet dhe organizatat qytetare vërejtën te protestën tjetër, gjegjësisht te mbështetësit e GROM-it.

Në tekst thuhet se:

“Sipas informatave, në protestën e LSDM-së poashtu të pranishëm janë edhe kriminelë me dosje të mëdha që janë të njohur në qytetin e Shkupit.”,

mirëpo, nuk ka asnjë dëshmi që do ta bënin këtë akuzë të besueshme. Nuk ka burim që do t’i konfirmonte këto të dhëna, e as, që është pyetur Ministria për Punë të Brendshme se a kanë qenë të pranishëm njerëz të këtillë në protestë.

Kështu, shikuar në tërësi, lexuesve u është ofruar një përmbajtje mediatike tendencioze dhe jashtëzakonisht joobjektive, ku krejtësisht janë shkelur standardet e praktikës së mirë gazetareske.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button