Shpërthim i fuqishëm në një ndërtesë banimi në Kumanovë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në mbrëmje në Kumanovë, nga shpërthimi i një bombole gazi në një ndërtesë banimi. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 18.00 në një apartament në ndërtesën në bulevardin “Revolucioni i Tetorit”, me ç’rast nuk ka viktima, por vetëm dëme materiale, njofton Tv 21.

Nga shpërthimi i fuqishëm janë thyer xhamat e gjithë ndërtesës , por edhe të dy ndërtesave fqinje. Policia e Kumanovës ka bërë të ditur se është kryer ekspertiza në vendin e ngjarjes dhe se në terren kanë qenë të pranishme edhe ekipet e zjarrfikësve dhe të ndihmës së shpejtë.

“Nuk ka të lënduar, ata që kanë qenë brenda i kemi evakuuar. Në banesën ku ka ndodhur shpërthimi ka qenë një grua e moshuar dhe një fëmijë që ka qenë në gjumë, por fatmirësisht ata kanë shpëtuar pa lëndime”, theksoi për mediat lokale, Marjan Gelevski, komandant i ndërrimit në Stacionin policor të Kumanovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button