DAESH mer përgjegjësinë për sulmet në Bruksel

Organizata terroriste DAESH ka marrë përgjegjësinë për sulmet e sotme në Bruksel, raporton Anadolu Agency (AA).

Numri i të vdekurve gjatë sulmeve të sotme është gjithsej 34, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Televizioni Publik i Belgjikës VRT lajmëroi se në dy shpërthimet të ndodhura në aeroportin “Zaventem” kanë mbetur të vrarë 14 civil ndërsa në stacionin e metrosë Maalbeek së paku 20 civil.

Prokuroria Federale belge ka dërguar një apel në adresë të mediave të mos publikojnë informacione për sulmet e sotme terroriste në Bruksel në mënyrë që të mos dëmtojnë hetimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button