Gjest human nga Mërgim Mavraj, ndihmon familjet skamnore në Shqipëri (Foto)

I madh në fushë por tregon madhështinë e tij edhe jashtë saj. Fjala është për mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj.

Mavraj është rikthyer në Shqipëri pasi është grumbulluar nga De Biasi për dy ndeshjet miqësore që Shqipëria do t’i luajë ndaj Austrisë dhe Luksemburgut.

Istogasi iu ka bashkuar fushatës ‘Fundjavë ndryshe’, për t’i ndihmuar familjet skamnore në Shqipëri.

Faqja ‘Fundjavë ndryshe’ në rrjetin social Facebook ka postuar foto ku shihet Mavraj me qese në duar duke u dhuruar ushqim familjeve në nevojë.

Ky gjest i Mërgimit është përshëndetur dhe është lavdëruar shumë në rrjetet sociale nga tifozët shqiptarë, transmeton Telegrafi.

535264_1022739727792516_4575222233903825433_n

mavraj

165990_1022739764459179_5020402376611235960_n

12801226_1022739651125857_171667161945199095_n

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button