Bushati në Greqi, ministri Kotzias: Nuk kemi ligj lufte me Shqipërinë

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është takuar me presidentin grek Prokopis Pavllopullos. Ata kanë diskutuar për tre çështje kryesore, të cilat janë edhe mjaft të ndjeshme.

Presidenti Pavllopullos kërkoi ndihmën e Shqipërisë në çështjen e menaxhimit të fluksit të emigracionit, duke artikuluar për herë të parë shpërndarjen e tyre në rajon dhe duke lëshuar kritika të forta mbi disa vende të rajonit lidhur me fobinë e tyre për këtë çështje.

Një tjetër çështje e diskutuar lidhej me minoritetin grek në Shqipëri. Greqia ka kërkuar plotësimin e kritereve të standardeve të jetesës së minoritetit grek.

Pika tjetër e diskutuar ishte ajo e varrezave të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së dytë Botërore, ku presidenti grek kërkoi rifillimi nga puna sa më shpejtë të komisionit dypalësh për këtë çështje.

“Ju me të drejtë iu referuat të rënëve në Luftën e dytë Botërore dhe jam shpresë plot që me homologun Kotsias do të avancojmë në abrogimin e ligjit të luftës midis dy vendeve për të na dhënë mundësinë të mbyllim kështu, çështjet kapitullit historik të Luftës së Dytë Botërore”, ka deklaruar ministri Ditmir Bushati.

Ministri grek: Greqia nuk është në luftë me Shqipërinë

Konferenca ne GreqiMinistri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe homologu i tij grek Niko Kotzias kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për shtyp. Bushati deklaroi se dy shtetet kanë marrëdhënie të mira dhe veç kësaj shtoi se Shqipëria e mori statusin e vendit kandidat gjatë presidencës së Greqisë.

Ministri grek theksoi se Greqia nuk është në luftë me Shqipërinë. “Greqia nuk është në luftë me Shqipërinë”, – mësohet të ketë thënë ai para Bushatit.

“Në lidhje me refugjatët, Shqipëria do të përmbushë të gjitha angazhimet e saj si vend kandidat për anëtarësim në BE”, ka thënë Bushati.

Ata diskutuan edhe për minoritetin grek në vendin tonë, por edhe për shqiptarët që jetojnë atje. Ata deklaruan se minoriteti grek dhe shqiptar janë ura të miqësisë, njofton Gazeta Shqip.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button