Galdini: Demokracia dhe Liria në Shqipëri janë tashmë në lakun e pakicave plaçkitëse politike

Ne takimin e saj të rradhës prezantues, LDE – Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë u ndal në Njesinë Bashkiake nr 9 në Tiranë. Kryetari i LDE Arian Galdini bëri thirrje për ngritje të vëmendjes dhe rezistencës qytetare e politike.

“Demokracia dhe Liria në Shqipëri janë në rrezik- u shpreh Galdini. 

Pakicat plaçkitëse politike kanë mbërritur tashmë në një kohë e rrethanë kur po asgjësojnë çdo ditë e më tepër të gjitha instrumentat e përfaqësimit dhe shprehjes së qytetareve. Partitë politike i kanë rrethuar me perimetrin e interesit, përfitimit, bukës së gojës, frikës dhe dhunës. Shoqërinë Civile deri dje e kishin blerë, korruptuar, politizuar, sot edhe po e policizojne. Te njejtën po bejnë edhe me drejtesinë. Policizimi i Shoqerisë Civile dhe Perimetri që po u vendoset protestave civile është simptoma e fundit, e degradimit fatal të këtij mekanizmi të madhe të shprehjes dhe veprimit qytetar. Kanë lindur aktiviste civile që rrethohen me perimetër parrullash të cilët përzënë e perjashtojnë këdo që nuk pëlqejnë apo nuk duan ata. E kjo është absurde, e jashtemendshme, e marrë. Sepse protesta civile dhe perimetri, janë plotësisht në kundërshti me njëra-tjetrën. Përzënia dhe përjashtimi i të tjerëve nga protesta civile janë akte tipike policizimi civil ku pala qe ka ngritur këtë policinë e denigrimit, ka axhendë privatizimi të protestës. Protesta civile e policizuar dhe e privatizuar, nuk ka kuptim përderisa, protesta civile bëhet për të mirën publike. Nëse ka një gjë që duhej të mbetej e shenjtë në Shqipëri, duhej te ishte liria dhe hapësira publike e veprimit qytetar brenda protestes civile. Kush ngre polici civile apo perimetër protagonizmi civil, është as më shumë e as më pak por një ekzekutues gjakftohtë i lirisë. Protestat civile bëhen për kauza publike.

Askush nuk mund ta privatizojë e as policizojë protestën civile, e as dashurinë apo ndjeshmërinë per kauzen perkatese publike”.

Gjithashtu kryetari i LDE Arian Galdini deklaroi se :”LDE e konsideron pakicën plaçkitëse politikë në Qeveri si një rrezik serioz publik. LDE i ben thirrje opozitës dhe të gjithë partive politike shqiptare, por edhe të gjithë intelektualëve, akademikëve dhe qytetarëve shqiptare që të mos e durojnë, e as pranojnë me vijimësinë e kësaj qeverisjeje zhavëriste, fashistoide. Një qeverisje që vret partinë e saj, nuk mund të mos vazhdojë të vrasë çdo qelizë a institucion tjetër demokracibartës në Shqipëri. Me Kongresin e datës 19 mars 2016, Qeveria Rama kreu aktin final të vrasjes së PS. Unanimiteti rreth Qeverisë, ishte kthjëlltazi edhe ruli masovik që shtypi pa mëshirë atë që deri para Kongresit e njihnim si Partia Socialiste. Tashme goditja përfundimtare, apo ekzekutimi zyrtar do të bëhet me referendum. Qeveria është pakica plaçkitëse politike, ndërsa Partia Socialiste është viktima e saj e parë. Rradhën tani e ka e gjithë shoqëria. Nëse do ta lejojmë këtë pakicë plaçkitëse politike që të asgjësojë edhe Shoqerinë Civile nëpermjet policizimit dhe perimetrizimit, nëse do ta lejojmë këtë pakicë plaçkitëse politike që të asgjësoje edhe drejtesinë nëpërmjet policizimit, pra vendosjes së drejtësisë nën hyqmin e policisë se Saimir Tahirit, nëse do ta lejojmë këtë pakicë plaçkitëse që të na policizojë edhe mediat online, mediat tradicionale, ekonomine, buxhetin e shtetit, atëherë të jemi të sigurtë se këta do të na privatizojnë e policizojnëe edhe zgjedhjet. Këta janë rrezik publik dhe i takon publikut të çlirohet nga ky rrezik.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button