Dyshime për eksploziv në kryeqytetin shqiptar

Alarm për lëndë eksplozive poshtë një makine në Tiranë.

Bëhet e ditur se mjeti është parkuar përballë shkollës “Niket Dardani”, shkruan Shekulli.

Nga të dhënat paraprake, denoncimi është bërë nga vetë pronari i mjetit, i cili dyshohet se ka parë një gjë të dyshimtë, që mendohet se është një qese e mbështjellë me natriban, poshtë automjetit të tij.

Forca të shumta policore mbërritën në vendin ku është parkuar makina, ndërsa vendosën perimetrin e sigurisë.

Sakaq, në vendin e ngjarjes janë forcat xheniere të cilët po punojnë për këqyrjen dhe verifikimin e pakos së dyshimtë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button