Maqedonia do të pyllëzohet me pesë milionë fidane të reja

Nën moton “Mbill shëndet, mbille ardhmërinë tënde” sot do të mbahet aksioni i 12-të, “Dita e drurit” nw kwtw ditw  duhet të mbillen pesë milionë fidane në sipërfaqe prej 1.150 hektarë nëpër gjithë Maqedoninë.

Prioritete për pyllëzim janë sipërfaqet e djegura, pjesët e zhveshura në dhe jashtë pyllit në kuadër të “Njësive ekonomike pyjore”, lokalitete në afërsi të mjediseve rurale dhe urbane, lokacione përreth liqeneve natyrore dhe artificiale në territorin e Republikës së Maqedonisë dhe rrugë shtetërore.

Do të mbillen fidane të stinëve të ndryshme nga llojet dushk, gështenjë e egër, frashër, panjë, katalpa, ulli i egër, blir, çempres, arrë e zezë, akacie, mështekër, pishë, tujë.

Përzgjedhjen e llojeve të fidaneve për pyllëzim e kryen “pyjet e Maqedonisë” në varshmëri nga kushtet klimatike, lartësia mbidetare dhe fenologjia e fidaneve. 

Lajme të ngjashme

Back to top button