RDM-ja i akuzon partitë qeveritare për manipulime me numrin e votuesve
RDM-ja sot i akuzoi partitë qeveritare për manipulime me Listën zgjedhore dhe për, siç thekson, nxitje të realitetit të dyfishtë në opinion.
Sipas partisë, nuk është problem vetëm e drejta e votës, por edhe kush e shfrytëzon këtë të drejtë, nëse personi i cili është jashtë vendit ose dikush tjetër këtu, në Maqedoni, në mungesë të tij.
“Në vend të numrit prej mbi 300.000 votues të dyshuar, që e konfirmoi KSHZ-ja me konsensus, mbrëmë publikuan se ‘vetëm’ 110.000 votues kontestues do të kontrollohen në terren”, qëndron në kumtesë dhe shtohet se kjo është thënia më e lehtë – në mënyrë të papërshtatshme ajo që 340.508 votues ose 19 për qind nga numri i përgjithshëm janë kontestues, ndërsa pohohet se në Listën zgjedhore nuk ka asnjë votues fantom.
Për RDM-në, “veçanërisht interesant është insistimi i një pjese të KSHZ-së aspak të mos kontrollohen 124.027 votues, të cilët nuk janë në asnjë bazë institucionale dhe u konkludua se me siguri janë qytetarë të zhvendosur, por me të drejtë vote”.