Popovska: Për të mirën e përgjithshme tërhiqem nga vendi i deputetes
Njeriu duhet t’i ndjek principet e veta për të mirën e përgjithshme, për këto arsye kam vendosur që vendin e sigurt në listë, si e katërta, ta liroj për kuadrot e reja të RDM-së, tha në konferencë për shtyp Liljana Popovska nga RDM, transmeton Portalb.mk.
“Shumë herë jam tërhequr dhe nuk dua të shkaktoj ndarje, këtë dhe do ta bëj. RDM ka kuadro të shkëlqyeshme dhe ai që do të hyjë në Kuvend, me ndihmën time, do ta vazhdojë betejën për demokratizimin e shoqërisë. Në politikë është me rëndësi shembulli personal. Asnjëherë s’jam penduar nga veprimet e mia dhe nuk do të pendohem. Njeriu duhet t’i ndjekë principet e veta dhe të mendojë për të mirën e përgjithshme”, tha Popovska.
Popovska nuk ka lejuar në konferencë për shtyp që t’i parashtrohen pyetje.