Basha: Koha që të rinjtë të angazhohen për t’i dhënë Shqipërisë modelin e duhur

Instituti Republikan Amerikan ka mirëpritur dhe inkurajuar nismën e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha që 35% e listës së kandidatëve për deputet në Kuvendin e Shqipërisë të jenë të rinj.

Basha ka kërkuar ndihmën e IRI për të implementuar në standardet më të larta të mundshme modelin amerikan për përzgjedhjen e kandidatëve të rinj për deputet në Kuvendin e Shqipërisë, gjë që u mirëprit me kënaqësi nga zoti Green. Në bashkëpunim dhe me Fondacionin për Liri dhe Demokraci, Instituti Republikan Amerikan do të ndihmojë në trajnimin e të rinjve dhe grave në politikë, transmeton NOA.

“E di që ka shumë njerëz që thonë se nganjëherë gjuha politike është shumë e ashpër dhe aksionet politike shumë të forta, por unë gjithashtu mendoj se ne mund të shohim më thellë për të ndërtuar ura besimi mes njëri-tjetrit. Para së gjithave, ne jemi shqiptarë pavarësisht demokratë apo socialistë, dhe duhet të kërkojmë për mundësitë e kompromisit për të mirën e interesave të shqiptarëve.

Asnjë kompromis nuk mund dhe nuk do të bëhet nëse nuk vjen për mundësi të barabarta për të gjithë, për të ndërtuar modelin e duhur dhe jo atë të gabuar. Modele që vlerësojnë të rinjtë që studiojnë shumë, familjet që mbështesin shkollimin profesional të fëmijëve të tyre e që shumë herë sakrifikojnë edhe bukën e gojës, dhe jo modelin që promovon krimin dhe që e vesh me pushtet politik. Anija jonë drejtohet nga perëndimi”, tha Basha.

Presidenti i Institutit Republikan Ameriakan, Mark Green theksoi në takimin me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha se: “Në Shqipëri ka ardhur koha për një demokraci të re. Kemi besim tek lidershipi juaj dhe nen lidershipin tuaj, Basha gjërat do të ndryshojnë në Shqipëri”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button