Sot, Dita ndërkombëtare e lumturisë
“Më pëlqen jeta dhe jam mirënjohës se tani jam 87 vjeç dhe gjithçka me mua është OK”, thotë Johnson, shtëpia e të cilit është e mbushur me certifikata dhe pllakate falënderimi nga organizata të shumta.
Të gjithë ata që e njohin Wayne Pine, qoftë nëpërmjet një prej organizatave së cilave i takon apo nëpërmjet “Facebook”, e di se ai gjithmonë ka fjalë inkurajuese për ata që mund të jenë duke kaluar nëpër kohëra të vështira.
“Nuk ka shpërblim më të madh në jetë sesa të dish se e ke ndihmuar dikë përgjatë rrugës, që të ketë një të nesërme më të mirë”, ka thënë banori 67-vjeçar i Nigaras.
“Bëni gjëra të caktuara për njerëzit për shkak se brengoseni për ta. Nuk ka të bëjë me kërkimin e ndonjë shpërblimi. Ka njerëz përreth botës, të cilët janë të gatshëm të ndihmojnë njëri-tjetrin. Lumturia ka të bëjë me dashurinë për familjen, njerëzit, besimin, flamurin dhe shtetin”.
Në disa studime të tjera, të kryera gjatë viteve të fundit, lumturia është zhvilluar bazuar në idetë e vetë mënyrës së jetesës, nëse ajo është me kuptim dhe me qëllim. Por një përgjigje e vetme dhe definitive nuk është nxjerrë asnjëherë.
Të famshmit për Lumturinë
“Numëroni moshën sipas miqve, jo sipas viteve. Vlerësoni jetën sipas buzëqeshjeve, jo sipas lotëve”. (John Lennon)
“Çdo minutë zemërimi ju shkakton humbjen e gjashtëdhjetë sekondave lumturi”. (Ralph Waldo Emerson)
“Lumturi është kur ajo që mendoni, ajo që thoni dhe ajo që bëni janë në harmoni”. (Mahatma Gandhi)
“Lumturia nuk është diçka që ju ofrohet si e gatshme. Ajo vjen nga vetë veprimet tuaja”. (Dalai Lama XIV).