73 mjekë specialistë të papunë në Kosovë

Në Kosovë janë 73 mjekë specialistë, të cilët me vite të tëra janë në pritje të konkursit për një vend pune, pavarësisht se sipas standardeve të OBSh-së numri i mjekëve për kokë banori këtu është më i vogël se në vendet e rajonit dhe të BE-së.

Ndonëse të specializuar në profile të ngushta mjekësore, 73 mjekë specialistë kosovarë dhe nëntë stomatologë janë të kërkim të një vendi pune.

Kjo, pasi Ministria e Shëndetësisë edhe pse ka lëshuar specializime në fusha të ngushta mjekësore, nuk ka bërë planifikim të tillë, që ata mjekë që mbarojnë specializimet ta kenë të sigurt vendin e punës, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Janë 15 specialistë të lëmive interne, të cilët sipas një liste që e posedon edhe Ministria e Shëndetësisë janë duke pritur për punësim. Në listë janë edhe emrat e tetë mjekëve emergjentë të Kosovës, të cilët ndonëse kanë mbaruar specializimin nuk mund të gjejnë një vend pune.

Po aq është edhe numri i biokimistëve që po presin për punësim. Për një vend pune po presin edhe shtatë ortopedë dhe shtatë kirurgë të profileve të ndryshme, përfshirë këtu tre kirurgë plastikë.

Edhe emri i një gjinekologu është në listë të pritjes për vend pune. Janë gjithashtu 4 pediatër, 4 oftalmologë, 4 dermatologë, 4 patologë, 2 alergologë, 2 neonatologë, 2 specialistë të ORL-së, 3 radiologë, 1 onkolog, 1 mjek ligjor, 1 fiziatër, 1 mikrobiolog, dhe 1 specialist i ekologjisë humane që kanë mbaruar specializimet e që po kërkojnë punë.

Një listë tjetër, ndërkaq ka emrat e nëntë stomatologëve që po kërkojnë pas kryerjes së specializimeve të gjejnë një vend pune.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button