43 të vdekur nga sulmet ajrore të ushtrisë siriane në Rakka

Nga sulmet ajrore të avioneve luftarak të ushtrisë siriane në qytetin Rakka, i cili gjendet në veri të Sirisë, 43 persona kanë humbur jetën, ndërsa 50 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të cilët i ka marrë gazetari i AA-së nga burimet lokale, si pasojë e sulmeve ajrore të avioneve luftarak të ushtrisë mbi 9 rajone të ndryshme të qytetit Rakka, 43 civilë kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë janë plagosur.

Theksohet se ndër vendet e bombarduara gjendet edhe spitali Vatan, xhamia Navavi dhe rajoni industrial dhe njoftohet se të plagosurit nga sulmet janë dërguar në spitalet në qytet ku janë marrë nën trajtim të mëtejshëm. Gjithashtu disa burime lokale tregojnë se edhe avionet luftarak rusë kanë sulmuar Rakka-n.

Nga sulmet ajrore të avioneve luftarak të ushtrisë së Sirisë ndaj 8 rajoneve të ndryshme në Rakka dje kishin humbur jetën 17 civilë. Qyteti Rakka i cili gjendet në veri të vendit, që nga viti 2014 është nën kontrollin e organizatës terroriste DAESH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button