KSHZ: 310 mijë votues janë të dyshimtë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njëzëri miratoi raportin nga analiza e kryqëzimit të të dhënave në bazë të të dhënave nga MPB-ja dhe dhjetë institucione tjera. Sipas të dhënave, rreth 310 mijë votues figurojnë të dyshimtë ose fiktiv.

Të dhënat janë të ndryshme nga raporti i cili u publikua në opinion të enjten, e që përmban pothuajse gjysmë milioni votues të dyshimtë. Pjesa më e madhe e anëtarëve të KSHZ-së vlerësuan se ai ka qenë raport paraprak në të cilin krahasimi është bërë në bazë të qytetarëve e jo mbi bazën e Ministrisë së Brendshme, të cilat ndryshojnë për 120,000 persona.

KSHZ shqyrton veç e veç për çdo kategori, për të vendosur nëse do të ketë kontrolle në terren apo vetëm kontroll administrativ.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka vendosur që kontrolle në terren të realizoj për 100 440 votues të dyshimit.
62 837 persona shtesë së pari në mënyrë administrative do të kontrollohen, ndërsa më pas do të realizohet kontroll në teren, transmeton televizioni Shenja.

Në mënyrë administrative do të kontrollohen 35 859 persona, ndërsa 7 345 do të jenë lëndë shqyrtimi në ndonjë seancë tjetër.

Anëtarët e LSDM-së, Igor Milev dhe Violeta Duma braktisën seancën për shkak se u vendos që 124 027 personat për të cilët thuhet se janë larguar nga vendi do të kenë të drejtën të votojnë.

Në raportin zyrtar të KSHZ-zë ka 330.538 votues për të cilët ka dyshim, por ekziston mundësia që disa prej votuese të përputhen dhe ky numër të jetë më I vogël.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button