Lançohet në hapësirë anija kozmike ruse Soyuz

Anija kozmike ruse Soyuz TMA-20M me tre anëtarë të ri të ekuipazhit është nisur për në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), lançimi i së cilës u bë nga baza hapësinore Baykonur në Kazakistan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia ruse për hapësirën “Roskosmos” njoftoi se raketa e cila bart anijen kozmike është lançuar me sukses nga Kazakistani.

Ekuipazhi i anijes përbëhet nga kozmonauti amerikan Jeffrey Williams dhe rusët Aleksej Ovçinin dhe Oleg Skripoçka.

Pritet që anija kozmike të arrijë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor gjashtë orë pas lançimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button