Sot mblidhet Kongresi, Rama: Krenar për PS

Vetëm pak para nisjes së Kongresit të Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama shprehet krenar për partinë që drejton. Në një postim të bërë në profilin e tij në Facebook, ai shkruan, “Sot Kongresi. Live në TV që prej orës 10.00. ‎Krenar për PS”, njofton NOA.

Në rendin e ditës janë parashikuar 6 pika kyçe që nisin me fjalën e kryetarit aktual dhe me debatet për statutin. Dy moderatorët e Kongresit të PS-së janë Gramoz Ruçi, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së dhe Taulant Balla, sekretari i grupit.

Ruçi do të flasë për anëtarësimet e reja në parti, ndërsa kreu i Komisionit të Garancive Statutore, bashkë me Fatmir Xhafajn do të prezantojnë ndryshimet në statutin e PS. Në këtë kongres do të flasin ministra dhe deputetë të PS-së. Gjithashtu, i ftuar në Kongres është edhe ish-kreu i Partisë Socialiste, Fatos Nano, i cili është edhe delegat, Giani Pitella, Massimo D’Alema dhe Martin Schulz do të flasin përmes videofjalimeve. Në kongres do të votohet për 175 anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare dhe 9 anëtarët e Komisionit të Garancive Statutore.

Të drejtën e votës, përveç delegatëve të zgjedhur për shkak të zgjedhjeve të brendshme të partisë, e kanë dhe 620 të tjerë që e përfitojnë atë për shkak të postit që mbajnë si deputetët, kryetar partie e bashkie dhe ish-president.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button