Dubioza – një recetë boshnjake për krizën, përtej krimit dhe nacionalizmit

Ashtu si në Bosnjë-Hercegovinë edhe njerëzit në Kosovë duan të shkëputen nga trajektorja e mjerimit dhe koniktit. Nuk ka rrugë më të mirë për ta bërë këtë se sa duke ndëshkuar oligarkët e krimit dhe logjikën përjashtuese të nacionalizmit. «Dubioza Kolektiv» et për Dialogplus.

Zemërim, helm, protestë, bashkë me art, muzikë të mirë, dashuri dhe solidaritet solli për të satën herë për publikun belg grupi boshnjak «Dubioza Kolektiv». Përtej ritmit, energjisë ngjitëse dhe elektrizimit të publikut, ata kanë gjithmonë diçka për të thënë. Diçka thellësisht politike dhe normative. Kundër nacionalizmit, kundër logjikës përjashtuese, kundër ksenofobisë. Me një stil eklektik muzikor, djemtë shpjegojnë se grupi beson në paqe, mirëkuptim, tolerancë dhe kritikojnë ashpër nacionalizmin etnik dhe padrejtësinë politike në Bosnjë- Hercegovinë.

Në vitin 2014, kur Bosnjë-Hercegovina po ballafaqohej me një varg protestash kundër gjendjes së rënduar politike dhe ekonomike, bashkë me një mori grupesh tjera te njohura boshnjake, «Dubioza Kolektiv» pushtuan skenën për të argëtuar mijëra qytetarë që kishin dalë për të protestuar. «Jemi të uritur në të tri gjuhët zyrtare!» (Gladni smo na tri jezika!) ishte motoja e protestave për të ironizuar projektin e sforcuar multietnik ndërkombëtar e vendor dhe për vënë në pah problemet reale ekonomike. Ishin këto protestat e para që bashkuan qytetarët boshnjakë përtej dallimeve etnike. Në këtë periudhë «Dubioza Kolektiv» do të anulonte të gjitha koncertet e plani€kuara për të mbështetur qytetarët e Bosnjës të cilët tashmë kishin vërshuar rrugët.

«Mënyra më e mirë për t’i mbështetur ata ishte të ofronim për ta koncerte falas», tregojnë djemtë e bendit.

Krimi, oligarkia dhe nacionalizmi Teksa asim për një Bosnjë të re, të shkëputur nga trajektorja e oligarkëve të krimit dhe nga nacionalistët të cilët i kanë mbijetuar drejtësisë e politikës thjeshtë duke hedhur benzinë në zjarrin nacionalist, nuk mund të mos diskutojmë edhe ngjarjet e fundit në Kosovë. Nuk mund të mos e vëmë në pah mungesën e një platforme qoftë kjo politike, artistike, intelektuale që do të dilte përtej dikotomisë së oligarkëve të krimit në pushtet në njërën anë dhe ngufatjes së pashpirt që i bën narrativa nacionaliste çdo platforme, në anën tjetër.

«Koncertet tona tani popullohen me një gjeneratë të re e cila nuk e ka përjetuar luftën drejtpërsëdrejti. Megjithatë ata janë rritur duke dëgjuar një diskurs përjashtues e nacionalist, prandaj edhe quhen gjenerata e humbur», tregojnë anëtarët e grupit «Dubioza Kolektiv».

Paralelet me Kosovën janë jo vetëm të natyrshme, por edhe frikshëm të ngjashme. Ashtu si në protestat masive në Bosnjë-Hercegovinë edhe në Kosovë protestues dhe të pakënaqur janë shumë njerëz që jo detyrimisht janë të lidhur me njërën nga narrativat – atë që gjerësisht shihet si e lidhur me krimin e pushtetin të tri partive «të mëdha» në njërën anë dhe retorikën ngufatëse nacionaliste të Vetëvendosjes në anën tjetër. Sado i vogël të jetë ky grup, ai ekziston, është i zëshëm, por i papërfaqësuar. Por nuk po asim thjeshtë për mungesën e një platforme politike qytetare që do te mblidhte vota të të dëshpëruarve çdo katër vjet, por thjeshtë për një platformë intelektuale, artistike e cila di ti bëj karshillëk hegjemonisë nguftëse nacionaliste. «Përrallat evropiane» dhe shtetet jofunksionale

«Auf Wiedersehen Miss Merkel, you are not my friend. When I tell you Merhaba you dont understand.

Cantare Berlusconi, prostitution story. His libido running country, taking all the glory. If you wanna meet me, Mr. Sarkozy, you will have to learn my language, parlez-vous gipsy? (Refreni i këngës «Vetëm në Eurosong»)

Dont want to be annoying, please dont get me wrong. I’m sick of being European just on Eurosong».

Me doza të humorit të zi boshnjak dhe sens të lartë të cinizmit, çdo këngë e tyre është një projekt politik. Nuk kanë dyshim se në dikotominë e pashpresë politike të BosnjeHercegovinës e të Kosovës hisen e vetë e kanë edhe strukturat ndërkombëtare të cilat u €ksuan pas multietnicitetit me çdo kusht dhe përkrahën politikanë më të kaluara të dyshimta për të legjitimuar këto projekte. «Kemi provuar për vite të tëra të shkojmë në Eurosong, por nuk na kanë pranuar kurrë. Prandaj e bëmë këtë këngë për të treguar absurditetet e Europës», shtojnë tutje «Dubioza Kolektiv».

Nuk mund të nisemi askund pa i vënë punët në rregull me njëritjetrin brenda. Këtë vit Bosnjë-Hercegovina dorëzoi aplikimin për anëtarësim në BE. Megjithatë, sipas Predrag Kojoviq, kryesues i partisë «Partia jonë» (Naša Stranka), kur aplikimi dorëzohet nga një vend i cili në mënyrë kushtetuese dhe të hapur diskriminon qytetarët, i dallon fëmijët në shkollë në baza etnike, atëherë vihet në pikëpyetje e tërë dobia e kësaj pune dhe tërë sistemi i vlerave mbi të cilat mendohet të jetë krijuar Bashkimi Europian.

Ashtu sikurse «Dubioza Kolektiv» edhe Naša Stranka, një nga themeluesit e së cilës është edhe Danis Tanoviqi, drejtori i €lmit dhe €tuesi i çmimit Oscar me €lmin Toka e askujt (Ničija zemlja), beson në politikë përtej partive nacionaliste në vend. «Dubioza Kolektiv» është «vizitor» i shpeshtë në Belgjikë. «Vijmë shpesh, ndihemi si në shtëpi», tregojnë djemtë derisa qeshin me zemër. «Ashtu sikurse Bosnja, edhe Belgjika është një absurdistan i llojit të vet».

Gjatë përpilimit të Marrëveshjes se Dayton-it e cila i dha fund luftës në Bosnjë- Hercegovinë, ishte pikërisht modeli tripjesësh belg që propozua si zgjidhja më e mirë. Për «Dubioza Kolektiv», sistemi i krijuar me Daytonin është metaforë e të gjitha problemeve për vetë faktin se është tërësisht jofunksional. Duket sikur ata që erdhën me Daytonin kanë ardhur vetëm sa për t’u dukur dhe për harxhuar para. Ashtu sikurse Bosnja, edhe Belgjika e ka brenda «Republikën Serbe», Federatën dhe Bërçkon e saj që si për ironi është vetë Brukseli. Dhe ashtu sikurse Bosnja edhe politika në Belgjikë bllokohet jo rrallëherë në formë qesharake.

Pas zgjedhjeve të vitit 2010, Belgjika mbeti për hiç më pak se 541 ditë pa qeveri, duke qenë se partia nacionaliste amane (NVA) dhe partia socialiste frankofone valone (PS) dështonin në vazhdimësi për të formuar një koalicion qeverisës. Që atëherë Belgjika hyri në Librin e Rekordeve të Guinness.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button