Ivanov: Nuk ka amnisti për krimet e rënda

Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në të cilin iu mundësua presidentit t’i amnistojë personat që kanë bërë krime të rënda, si mashtrime zgjedhore, pedofili, terrorizëm, e ka komentuar personi i cili e ka këtë mundësi, presidenti, Gjorgje Ivanov.

Ai u bën thirrje qytetarëve të mos shqetësohen, pasi që nuk ka për qëllim të falë persona të cilët kanë bërë krime të rënda, por do të veprojë vetëm në përputhje me ligjin dhe në interes të shtetit.

“Dua t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë që të jenë qetë. As nuk më ka shkuar ndërmend, e as që nuk më shkon të fal pedofilë, narkodilerë, manipulues zgjedhor, terroristë, ekstremistë e kështu me radhë. Si deri më tani, edhe më tej do të bëjë atë që është e drejtë dhe atë që është në interes të shtetit”- deklaroi kryetari i R. së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, transmeton TVM2.

Pas reagimeve të bujshme të vendit ka reaguar edhe opinioni ndërkombëtar. Nga Brukseli theksuan se i vlerësojnë si të pranuara sugjerimet për falje të veprave të lidhura me parregullsi zgjedhore.
Zëdhënësja, Maja Kocijançiç, për DW ka deklaruar se BE pret që Ivanov të punojë në përforcimin e demokracisë, e jo në dobësimin e saj.

“Tani, kur veprat penale të lidhura me zgjedhjet mund të amnistohen, fuqia për një vendim të tillë do të jetë në duart e kryetarit aktual dhe të pasardhësve të tij. Presim që këtë mjet t’a shfrytëzojë në përforcimin, e jo në dobësimin e demokracisë”, ka deklaruar Maja Kocijançiç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button