Blushi: Turp është por nuk di si hapet facebook-u (Video)

Kandidati për kreun e PS, Blushi ka shpjeguar në Opinion se përse nuk ka asnjë llogari në rrjetet sociale.

“Nuk di të hap një llogari në Facebook, nuk e njoh. E konsideroj një komunikim fallso, nuk jam njeri i llastuar. Këta partizanët e partisë time e përdorin Instagramin për të parë sa të bukur janë. Këta janë fallso, nuk e pranoj këtë mënyrë komunikimi. Unë shes mendimet e mia, jo fotografitë, nuk kërkoj vota në rrjetet sociale. Nuk e përjashtoj, por nuk do të më shihni kurrë të jem një llogari në Instagram me fotot e mia”tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button