BERZH i tërheq vemendjen Shqipërisë: Taksat më larta në rajon

anka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim  ngre shqetësimin për barrën e lartë të taksave në Shqipëri krahasuar me vendet e tjera të rajonit . Në një raport  të posacem për ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perendimor, Berzh thotë se Shqipëria dhe Serbia janë dy vendet e vetme të rajonit  ku barra e taksave ndaj fitimit të biznesit ka arritur thuajse nivelin e vendeve të BE-së, rreth 40 për qind.

Sipas të dhënave të referuara nga Banka Botërore, në Shqipëri, barra e taksave ndaj fitimit të biznesit është afro 36.5%. Ekonomi të fuqishme të Europës, si Franca apo Belgjika, e kanë nivelin e taksimit mbi 40 %.

Referuar renditjes së BERZH, Shqiperia ndodhet e rrethuar nga vende me taksa më të ulta, çka e bën atë më pak tërheqëse për investitorët e huaj . Një konkurente e fortë është Maqedonia, një nga vendet më taksat më të ulëta në botë.

Për Shqiperinë  e shqetësim nga BERZH shihet edhe niveli i lartë i kredive me probleme  që i bën bankat të kreditojnë më pak ekonominë. Si shkak kryesor për mungesën e kërkesës për kredi nga ana  e bizneseve  Berzh sheh normën e lartë të interesit të ofruar nga bankat.

Burimin e rritjes ekonomike në të ardhmen për vendet e Ballkanit Perëndimor , Berzh e sheh tek zgjerimi  tregtar mes vendeve të rajonit dhe vendeve të tjera të botës, shfrytezimi I resurseve energjitike dhe përmiresim I infrastrukturës, transmeton Tv Klan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button