Statusi në Facebook dhe lajmi nuk janë njësoj

[Recension: Stefani ka pasur dashnor, i kanë ndarë për shkak të fesë]

Në këtë material “Facebook”-u përdoret si burim, edhe pse në gazetari kjo nuk duhet të jetë kështu. Rrjetet socile mund të jenë tregues për ndonjë lloj sjelljeje, mirëpo assesi ato nuk bën të shfrytëzohen si burim relevant për një artikull gazetaresk. “Teksti” para nesh është i tillë, bazohet vetëm në statuse në Facebook, prandaj edhe është subjekt i këtij recensioni.

devojska samoubistvo deckoLinku deri te artikulli origjinal: Stefani ka pasur dashnor, i kanë ndarë për shkak të fesë

Data dhe koha e publikimit: 14.03.2016, 15:32

Data e recensionit: 15.03.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

PUBLIKIM JOKORREKT

Gazetaria profesionale bazohet në fakte, burime të besueshme dhe e paraqet fotografinë nga të gjitha anët. Kjo përmbajtje mediatike është shumë larg tekstit gazetaresk, në të krejtësisht kanë dështuar parimet e praktikës së mirë gazetareske. Është përgatitur në atë mënyrë, që lexuesve ua tregon ngjarjen vetëm duke u bazuar në statuse në Facebook:

“Pasi e ka kuptuar lajmin për vdekjen tragjike të të dashurës së tij, djaloshi ose dashuria më e madhe e Stefanit nuk ndalet duke vajtuar dhe duke publikuar fotografi dhe statuse pikëlluese. Ai nuk mund ta tejkalojë humbjen e engjullit të tij, të dashurës Stefani, veçanërisht kur e di se ka pasur edhe mënyrë tjetër.”

Njëkohësisht, parashtrohet pyetja se a duhet të publikohet statusi në Facebook që nuk përmban informatë të dobishme për publikun? 

Që një informatë të “kualifikohet” për t’u bërë lajm, duhet t’i plotësojë standardet minimale të gazetarisë profesionale, ta informojë dhe ta edukojë publikun. Në rastin konkret, nuk janë respektuar këto kritere. Në fakt, shihet se ideja e “artikullit” është të mbledhë sa më shumë klikime.

Problematike është edhe ajo se në këtë përmbajtje janë publikuar të dhëna personale (fotografia, emri, mbiemri,…), që është jokorrekte, sidomos duke ditur se hetimi akoma (15 mars 2016) nuk ka përfunduar.

Ta përkujtojmë edhe atë se “Shërbimi për verifikimin e fakteve në media” shkruante se marrja e informatave nga “Facebook”-u pa pëlqim për publikim është e paligjshme” . Në këtë artikull, në mes tjerash thuhet se:

“Në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, e dhënë personale është çdo informatë që ka të bëjë me personin e identifikuar fizik ose personin që mund të identifikohet në bazë të një ose më tepër shenjave specifike të identitetit të tij fizik, fiziologjik, mental, ekonomik, kulturor ose social.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button