Komisioni i Disiplinës pezullon Gashin në MLS

Shkëlzen Gashi, lojtari i Kombëtares shqiptare të futbollit, është pezulluar me një ndeshje nga Komisioni i Disiplinës në Kampionatin amerikan, njofton TCH.

Ndëshkimi është vërtetë i çuditshëm pasi ai është ndëshkuar se ka kaluar vijën e fushës në minutat shtesë për të festuar me lojtarët e tjerë golin e shënuar nga ekipi i tij ndaj LA Galaxy-t, ndërkohë që më herët ishte zëvendësuar.

Ky dënim nuk do ta lejojë sulmuesin e Kombëtares sonë të luajë në ndeshjen që Colorado të zhvillojë këtë të diel ndaj DC United.

Sulmuesi u transferua gjatë merkatos së janarit nga Baseli për tek Colorado, ku i është bërë një pritje madhështore nga tifozët dhe drejtuesit e klubit, por pas dy ndeshjeve të para situata nuk është e duhura për Gashin, i cili edhe pse ka zhvilluar lojëra mesatare, nuk ka arritur të gjejë golin ende, ndërsa ndeshjen e radhës do t’i duhet ta ndjekë nga tribuna.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button