Borisov dhe Ivanov merren vesh operacione të përbashkëta sigurie në kufi

­Maqedonia dhe Bullgaria do ta përforcojnë kontrollin e kufirit me operacione të përbashkëta ajrore dhe tokësore për shkak të fluksit të migrantëve, dakorduan në bisedë telefonike kryeministri bullgar Borko Borisov dhe presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, informon pres shërbimi i Qeverisë bullgare, transmeton Portalb.

Të dy bashkëbiseduesit kanë folur për problemin me refugjatët dhe mundësitë për ndërprerje të kanaleve për transportin e tyre ilegal përmes kufirit të përbashkët. Borisov ka shfaqur brengë për gjendjet në Ballkanin Perëndimor në kontekst të krizës migruese dhe ka paralajmëruar se do të dërgohet ndihmë humanitare për refugjatët në Maqedoni, njejtë sikur që paraprakisht Qeveria bullgare ka dërguar në Idomeni, Greqi.

Kryeministri bullgar, sipas kumtesës, ka theksuar se kontrolli efektiv në kufijtë e brendshëm të Bashkimit Evropian, të cilat nuk zbatohen vetëm në vendet e zonës së Shengenit, është me rëndësi prioritar për ballafaqim me migrimin.

Borisov ka potencuar se është i domosdoshëm solidariteti dhe koordinimi mes të gjithë anëtarëve të Unionit për zgjidhjen e problemit, ndërsa përkrahje më të madhe duhet të japin ata nga të cilët për shkak të pozitës gjeografike, pritet të ndërmarin përgjegjësi më të madhe për mbrojtjen e kufijve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button