Peticion- Stop devijimit të rrjedhës të lumit Radikë

Mbi 20 shoqata joqeveritare dhe klube të shumta sportive që funksionojnë në Dibër,  filluan peticionin kundër devijimit të ujërave të Radikës, kryesisht  pakënaqësia e  projektit  famëkeq për dibranët ” Fusha e Llukovës”. 

Duke parë devijimin e këtillë të lumit Radikë  që  padrejtësisht po  merret uji për interesat e ELEMIT dhe Bankës Botërore, shoqata të shumta dibrane nisën me grumbullimin e nënshkrimeve të dibranëve kundër  kësaj padrejtësie që i bëhet Dibrës. Vetëm ditën e parë janë grumbulluar mbi 1000 nënshkrime dhe  pritet që numri i nënshkruesve  të jetë edhe më i madh gjatë ditëve në vijim. 

Të gjitha shoqatat që funksionojnë në Dibër apelojnë për pjesëmarrje masive në peticionin e organizuar në sheshin ,, Skënderbeu,, që të nënshkruajnë për të ardhmen e vendit dhe pasardhësve dibran sepse “Gjaku dhe uji nuk fale”.

Sipas informatave të marra nga përfaqësues të këtyre shoqatave,  pas peticionit do të vijojnë edhe protesta deri në ndërprerjen e këtij projekti  që është në dëm të lumit Radikë dhe në dëm të Dibrës dhe dibranëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button