Koncerti festiv i Dibrës bashkoi artistët e trojeve shqiptare

Manifestimet për festën e flamurit në Dibër, nisi me koncertin gala në Sallën e madhe sportive të Dibrës ku morën pjesë numër i madh i qytetarëve për të shijuar melosin shqiptar nga  të gjitha trojet shqiptare.

Kryetari i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata hapi këtë koncert festiv me fjalët miradije ndaj publikut dibran duke shprehur mirëseardhje për të gjithë artistët , këngëtarët që e bënë edhe më mahnitëse koncertin festiv me rastin e festave të  Nëntorit. 

Koncerti nisi me këngë dhe valle popullore nga SHKA ,, Haki Stërmilli,, por nuk munguan më pas  dhe melodi patriotike nga këngëtarët e mirënjohur dibran Evzi Kaja-Xiu, Ibrahim Lala, Elmaz Lala, Nehat Kupa, Burim Strikçani,  Dibran Jashari nga Peshkopia, Ingrid Nushi ,  Liri Rasha nga Shqipëria  si dhe Ismet Bujanovci nga Kosova.

Koncerti morri harenë kur para auditorit dibran u shfaq këngëtarja e mirënjohur nga Kosova, Shkurte Fejza, bilbili i muzikës popullore e cila bëri atmosfere të ngrohtë në mjedisin dibran.

Lajme të ngjashme

Back to top button