Palët përgatiten për fundin e dialogut politik

Prishtina dhe Beogradi kanë nisur të përgatiten për fundin e dialogut politik.

Burime diplomatike kanë shpjeguar për gazetën Tribuna se lehtësuesit evropianë planifikojnë që ta përmbyllin këtë fazë të dialogut në muajt e parë të vitit 2014, duke mundësuar kështu që palët të zbatojnë marrëveshjet dhe të përjetojnë periudhën që diplomatët po e quajnë “normalizim pa njohje”.

Për më shumë, sipas tyre, palët tashmë kanë nisur t`i ndërtojnë pozicionet për situatën e re mes tyre pas këtij procesi.

Përfundimin e takimeve të kryeministrave në Bruksel pritet ta shënojë pajtimi i Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiqit edhe për disa çështje të hapura. Këto pajtime do të çojnë tek marrëveshja e dytë e normalizimit të marrëdhënieve./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button