Basha nga SHBA-ja: Edhe reformën edhe zgjedhjet e parakohshme

Lulzim Basha i cili ndodhet në SHBA ka takuar kongresmenët Dana Rohrabacher, kryetar i Komitetit për Europën në Kongresin Amerikan Robert Aderholt dhe David Jolly, me drejtorin për Ballkanin në Departamentin Amerikan të Shtetit Thomas Yazdgerdi. Po kështu Basha është pritur në takim të veçantë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

“Në takimet me anëtarë të Kongresit Amerikan, me përfaqësues të lartë të administratës amerikane është diskutuar mbi shqetësimet për zhvillimet në Shqipëri e në veçanti sa i përket çështjes së dekriminalizimit”, tha Basha. “Implementimi i ligjit të dekriminalizimit, sfida për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe aprovimin e reformës në drejtësi sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias”.

“Pa dyshim kontributi më kryesor që Shqipëria mund të japë dhe duhet të japë është siguria e saj duke garantuar një siguri funksionale, duke garantuar shtetin e të drejtës, duke garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, duke implementuar ligjin për dekriminalizimin dhe reformën në drejtësi”.

“Dhe kjo nuk është një çështje zgjedhjesh: O reformën në drejtësi ? O zgjedhje të lira e të ndershme? Edhe reformën në drejtësi edhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Reformën në drejtësi për të vënë para përgjegjësisë, para ligjit zyrtarët e korruptuar. Për të vënë para ligjit kriminelët me lidhje me pushtetin, të cilët bashkërisht shkelin ligjin duke i imponuar qytetarëve një tirani dhe duke qëndruar për vete me privilegjet e tyre, me korrupsionin e tyre mbi ligjin dhe jashtë ligjit sot e gjithë ditën”.

“Dhe nga ana tjetër zgjedhje të lira dhe të ndershme për të vënë para përgjegjësisë keqqeverisjen e këtyre tre viteve. Pra, dilema nuk është reformë në drejtësi apo zgjedhje të parakohshme. Edhe reformë në drejtësi edhe zgjedhje të lira e të ndershme”, ka deklaruar Basha nga Uashingtoni, transmeton Opinion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button