Kryetari i shtetit nuk mundet të gjithë t’i amnistojë

Kryetari i shtetit mund t’i amnistojë vepër për vepër, por nuk t’i lirojë të gjithë të akuzuarit ose të dyshuarit për mashtrim zgjedhor menjëherë. Këtë mund ta bëjë vetëm në Kuvend, nëse sjellët ligj i tillë, shkruan REL, transmeton Portalb.

Kryetari i shtetit nuk do të guxojë që të gjithë menjëherë t’i lirojë, në këtë kohë kur kjo e fundit ka shkaktuar krizë në shtet dhe kur tani ka përforcim të trysnisë ndërkombëtare, shpresojnë analistët juridik, në lidhje me atë se a ka mundësi që Gjorge  Ivanov menjëherë t’i lirojë nga ndjekja penale të dyshuarit në rastin “Titanik”, por edhe të dyshuarit tjerë që dalin nga rastet që janë nën hetimin e Prokurorisë Speciale.

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Tredafil Ivanovski thotë që ata që mendojnë se kanë shpëtuar në këtë fazë ose që presin që të shpëtojnë, para se gjithash janë të dyshuarit për mashtrime zgjedhore, ky ligj nuk do t’i shpëtojë. Aq më shumë, shton ai, ata që kanë bërë më shumë se një vepër penale. Ivanovski shpjegon se kryetari i shtetit mund të amnistojë për një vepër, por nuk mundet për të gjitha, sepse nëse e bën atë, as kryetari i shtetit nuk është kryetar, as sistemi nuk është sistem, transmeton Portalb.

Ai shton se nuk mundet që të amnistohen të akuzuarit dhe dënuarit sepse ajo nuk kryhet nga ana e kryetarit, por atë mund ta bëjë Kuvendi nëpërmjet sjelljes së ligjit dhe atje mund të bëhet një amnistim kolektiv, por zakonisht, ajo bëhet vetëm pas krizave të luftës etj.

Profesori Osman Kadriu, thotë se duhet të mbahet llogari se si do të zbatohet kjo dispozitë, por shton se kryetari i shtetit nuk kompetenca absolute për amnistim.

“Ai për çdo akt të amnistimin duhet të ketë shkaqe dhe arsye të forta, ndërkaq kur bëhet fjalë për amnistim, veçmas të këtyre veprave penale, gjithmonë merret parasysh një përcaktim i rëndësishëm, ndërkaq ai është kriterium, ai kusht për kryetarin e shtetit është që ai të jetë në interes shoqëror”, thotë Kadriu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button