Rudina padit një femër, e kërcënonte prej dy vitesh

Ditën e sotme është bërë publik lajmi se prezantuesen e njohur Rudina Magjistari e kanë kërcënuar në profilin e saj në Facebook.

Për këtë arsye ajo i’u është drejtuar forcave të rendit për të denoncuar ngjarjen.

E kontaktuar nga Anabel.al Rudina ka dhënë detajet rreth kësaj ngjarjeje.

“U bënë dy vjet që më përndjek. Më parë më shkruante në mesazh dhe e kam bllokuar në çdo adresë. Para dy muajsh filloi të mi shkruante në murin e fan page-t të gjitha ato që donte të thoshte. Nuk ja dilja ta pengoja dot prandaj u detyrova të kërkoja ndihmën e policisë. Mesazhet kishin lidhje me mua personalisht dhe njerëzit e mi më të afërt që më rrethojnë. Ndoshta zonja në fjalë ka probleme mendore, por unë nuk e duroja dot më. Nuk e njoh fare dhe s’e kam takuar asnjëherë”- ka thënë Magjistari.

Gjatë dëshmisë së dhënë ajo ka shprehur se është kërcënuar nga shtetasja Viola Sala, 37 vjeç, nga qyteti i Durrësit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button