Përfaqësimi i shqiptarëve në Kulturë në mëshirën e drejtorëve

Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Muzafer Bislimi pranon se numri i shqiptarëve të punësuar në sektorë të kësaj ministrie është shumë i vogël. Në deklaratën e tij për televizionin “Alsat M”, Beslimi thotë se shifrat e të punësuarve shqiptarë në Ministrinë e Kulturës, nuk janë thjeshtë shkelje e parimit kushtetues, por garë e vullnetit të drejtorëve në shumë sektorë.
Beslimi, theksoi vullnetin e dobët të drejtorëve maqedonas nëpër sektorë ët ndryshëm, sidomos në muzetë e vendit, për të pranuar shqiptarë.

“Situata është e kënaqshme dhe është në drejtim të përmirësimit në ato institucione ku drejtorët janë shqiptarë, ndërsa shqetësues është përfaqësimi aty ku drejtorët janë maqedonas si nëpër muzetë e vendit mos të flasim për Maqedoninë Lindore ku sigurisht nuk kemi asnjë shqiptarë, por kemi edhe nëpër muzetë tjera  në Shkup, Kumanovë, ku vetëm një shqiptarë është prej 29 të punësuarve”, tha Muzafer Bislimi, sekretar shtetëror në Ministrinë e Kulturës.

Bislimi konfirmoi një tjetër të vërtet mbi punësimet në Ministrinë e Kulturës. Përqindja e shqiptarëve sipas tij është rreth 50 punësuar, por kjo  shifër përmbushet nga bashkëpunëtoret e rinj pasi në nivelet e krerëve të departamenteve nga 32 vetëm 5 janë shqiptarë. 

“Prej 144 të punësuarve, 77 janë maqedonas, 53 shqiptarë dhe rreth 14 janë të nacionaliteteve tjera. Ministria e Kulturës ka 9 sektor, prej tyre momentalisht dy udhëheqës janë shqiptarë, udhëheqësi për euro-integrime është shqiptarë dhe sektori për inspekcion udhëhiqet nga një shqiptarë, kemi edhe një zëvendës udhëheqës sektori, kemi shefin e kabinetit tim dhe një udhëheqës seksioni. Të tjerët e punësuar shqiptarë janë me shkolla të mesme dhe janë bashkëpunëtorë të ri”, u shpreh Muzafer Bislimi, sekretar shtetëror në Ministrinë e Kulturës.

Ndërkaq si zgjidhje të kësaj amullie përfaqësimi, Bislimi shikon si të nevojshme krijimin e një moduli të ri nga Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit lidhur me shpërndarjen e të punësuarve dhe ruajtjen e formulës përfaqësuese për komunitetet. 

Lajme të ngjashme

Back to top button