Fatmir Besimi: Mbështesim politikat e Evropës për refugjatët

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, Fatmir Besimi sot ka realizuar takim me një delegacion të lartë nga Britania e Madhe, e udhëhequr nga Ministri për Europë të Britanisë së Madhe, SH.E . z. David Lidington. Në shoqërim të delegacionit ishte edhe ambasadori britanik në Republikën e Maqedonisë, z. Charles Garrett  si dhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme Britanike.

Të dy palët kanë theksuar se bashkëpunimi mes Republikës së Maqedonisë dhe Britanisë së Madhe karakterizohet me dialog të hapur dhe konstruktiv  dhe me bashkëpunim të thellë e të vazhdueshëm në fusha të ndryshme me interes të përbashkët. Theks i veçantë është vënë në mbështetjen për përpjekjet për integrim të  vendit  në BE në veçanti në pjesën për reforma  në administratën  publike, si dhe partneritet strategjik me  Britaninë e Madhe  me shpresë për bashkëpunimi  të frytshëm në të ardhmen.

Besimi ka theksuar se integrimi euroatlantik mbetet një prioritet kyç strategjik për vendin tonë dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Në takim u diskutua për gjendjen aktuale politike në vend si dhe gjendjen e reformave dhe aktiviteteve të cilat ndërmerren në lidhje me zbatimin e Reformave urgjente prioritare.

Në lidhje me trajtimin e krizës së emigrantëve, Besimi ka potencuar se Maqedonia mbështet qasjen  e koordinuar dhe gjithëpërfshirëse të Europës në menaxhimin e krizës me emigrantët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button