KF Goblen kampion vjeshtor i Ligës së Tretë – Veri

Skuadra nga Kumanova, “Goblen Junior”, ka konfirmuar epitetin e kampionit vjeshtor të Ligës së Tretë – Veri, të Maqedonisë në futboll, pasi që dje e mposhti skuadrën e Shkëndijës së Haraçinës me rezultat 2:1. 

Kjo ndeshje njëherësh ishte edhe derbi i kësaj jave dhe me e meritoi këtë epitet, për arsye se edhe në shiun e madh që binte në Kumanovë, të dy klubet zhvilluan një lojë të shkëlqyer dhe “Fair-Play”, ku pjesa e parë u mbyll pa gola, nën dominimin e vendasve.

Pjesa e dytë ishte shumë më dramatike, pasi që dy ekipet nuk shfrytëzonin rastet e tyre për gol, derisa ekipi mysafirë shfrytëzoi një rast të mirë në minutën e 50-të, ku Bekim Ramadani shënoi prej distancës 25 metra.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 55-të, kur Ylber Alili shënoi nga një goditje dënimi,  për t’i dhënë skuadrës së tij barazim, teksa në minutën e 73-të Jeton Rexhepi e ngriti epërsinë në 2:1, që në fund ishte dhe rezultati final i ndeshjes.

Me këtë fitore të madhe, “Goblen Junior” ka përfunduar në pozitën e parë, me 28 pikë të grumbulluara, duke u shpallë kampion vjeshtor.

KF Goblen një emër i ri në futbollin vendor, por me futbollist cilësor, ku pothuajse ka tubuar futbollistët më të mirë të rrethit Kumanovës në skuadër, e këtë më së mirë e dëshmojnë dhe rezultatet e arritura në këtë sezon vjeshtor, nga 11 ndeshje ka marrë 9 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje, duke shënuar 29 gola dhe vetë 6 gola ka pranuar. Në këtë ligë garojnë edhe disa ekipe tjera shqiptare, prej të cilave Bashkimi 1947 mban pozitën e 4-të, Fortuna nga Hasanbegu është e 5-ta, e 6-ta është Besa nga Sllupçani, Radusha e 9-ta dhe menjëherë më pas vjen Shkëndija nga Haraçina e 10-ta. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button