Rezoluta e Howit për Maqedoninë pritet të ketë përkrahje simbolike

Në  Komisionin për politikë të  jashtme në Parlamentin Evropian, pasdite pritet leximi i parë  i rezolutës së raportuesit për Maqedoninë , Richard Howit, e cila thirret në dhënien e datës për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

Raportuesi kërkon nga Athina që  gjatë kryesimit me Bashkimin Evropian vitin e ardhshëm, të  jep impulse të reja për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Por, sipas paralajmërimeve edhe kjo rezolutë e raportuesit Richard Howit, do të  jetë vetëm një përkrahje simbolike për Maqedoninë për arsye se tani më është  e qartë se edhe pas rekomandimit të pestë me radhë nga Komisioni Evropian, Maqedonia, për shkak të  problemit me emrin edhe këtë vit nuk do të  marrë datë për fillimin e bisedimeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button