Lata: Dibra përkujton historinë e vet në festat e nëntorit

Pushteti vendor në Dibër së bashku me asociacionet e tjera po përgatiten për manifestime të shumta për nder të 28 Nëntorit.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata u prononcua me një  deklaratë për  opinionin dibran  dhe mbarë shqiptarët duke thënë :

”Hallka e parë e shtetit shqiptar u themelua me 28 Nëntor 1912. Për këtë gjë është dashur shumë punë , është derdhur shumë gjak  dhe në këto beteja  ka qenë pjesëmarrëse edhe Dibra. Ne si dibranë duhet të mbajmë në sedrën tonë , edukimin e masave dhe mos harrojmë të parët tanë, sepse kështu gjejmë veten tonë  në histori. 

Në vitin 1878 u mbajt Lidhja e Prizrenit në krye me Iljaz Pashë Dibrën , dibran, në kohën  e Skënderbeut kemi Mojsi Golemin, dibran, në vitin 1912 me Ismail Qemalin kemi Haxhi Vehbi Dibrën edhe ky dibran. Pra, ne zëmë vendin meritor dhe nuk duhet të distancohemi në harresë të kohës , theksoi Lata.

“Ne vitin e kaluar festuam 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, sivjet festojmë 100 vjetorin e Kryengritjes së Dibrës, derdhja e gjenocidit, shpërngulja e dibranëve në Tiranë, ku prej dhunës shekullore prej 20 mijë dibranë mbetën vetëm 4 mijë, por  jam i bindur se edhe me një njeri të mbetet Dibra përsëri do ringjallet. Dibra ka ngritje intelektuale dhe pasuri shpirti edhe në SHBA,  që djersën e fundit e harxhojnë për Dibrën dhe dibranët , nënvizoi  Lata.

Sipas kryetarit Lata, këto ditë, pushteti vendor së bashku me asociacionet e tjera  po përgatiten për manifestime të shumta për nder të 28 Nëntorit. Këto ditë ka nisur turneu sportiv ku marrin pjesë 24 ekipe nga ndërmarrje të shumta , sepse  edhe përmes sportit festohen festat e Nëntorit. Më pas duhet përmendur “Portiku poetik” me poetë nga trojet shqiptare të cilët derdhën fjalën e tyre poetike për këto ditë historike.

Në organizim të pushteti vendor do të organizohet edhe Koncerti festiv me pjesëmarrës si Shkurte Fejza, Liri Rasha dhe të  tjerë ,  ku  do të shpaloset melosi shqiptar, po ashtu do të ketë edhe mbrëmje akademike ku mysafir do jetë Mahmut Hysa si dhe recital nga aktorja Teuta Ajdini-Jegeni,, tha Lata.  Ajo që është më e bukur dhe e çmueshme do të jetë shpalosja e flamurit të madh gjigant kombëtar në hyrje të qytetit si dhe hapja e galerisë me piktura dhe portrete nga piktori Sabit Bocku.

Me këtë bagazh besoj se thesari civilizues me këto manifestime kulturore  do  të jep sihariqe për veprime evropiane, përfundoi kryetari Ruzhdi Lata.

Lajme të ngjashme

Back to top button