Gazetarë të lejohen të ndjekin seancën e Gjykatës Kushtetuese

 

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë fton Gjykatën kushtetuese t’u lejojë gazetarëve të ndjekin mbledhjen e nesërme ku pritet të diskutohet për vlerësimin e kushtetutshmërisë së disa dispozitave të Ligjit për falje.
Vendimi për përjashtimin e opinionit nga mbledhja e nesërme është në kundërshtim me rregulloren e Gjykatës kushtetuese. Në nenin 83 qartë është paraparë se puna e Gjykatës kushtetuese është publike.
Asnjë nga arsyet për mbylljen e mbledhjes tw paraparë në nenin 85 të Rregullores nuk është plotësuar. Përkujtojmë se opinioni nga debatet, mbledhjet dhe mbledhjet përgaditore të Gjykatës kushtetuese mund të përjashtohet vetëm nëse këtë e kërkojnë interesat e sigurisë dhe mbrojtjes së vendit, ruajtjes së shtetit, sekretit zyrtar dhe afarist, mbrojtjes së moralit publik, por edhe në raste tjera që i përcakton Gjykata.
Në rastin konkret nuk është e qartë se cila është arsyeja për mbylljen e mbledhjes, cili është arsyetimi dhe kush e ka miratuar këtë vendim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button