Skivi, Gaxha e Flroiani punojnë në trio

Ka nis udhëtimin e tij artistik i vetëm, që nga ndarja nga Ledri Vula. Por, Visar Shala i njohur artistikisht si SkiviSkillz ka vendosur të punoj fort rreth këngëve të reja.

 Pas bashkëpunimeve të shuma me këngëtarë të ndryshëm, përmes rrjeteve sociale ai ka njoftuar se është duke punuar në një këngë e cila do të vijë në trio.

Sipas këngëtarit, ai shpejt do të sjell këngën e re në bashkëpunim me Adrian Gaxhën dhe Florianin, këngëtarin që Gaxha e kishte marrë si të ftuar në dy këngë radhazi.

Për këtë bashkëpunim ka njoftuar edhe Adriani përmes rrjeteve sociale, ndërsa ka treguar se ai dhe këngëtari i vogël simpatik tashmë ndodhen në Prishtinë. Por, asnjëri nga këngëtarët nuk ka dhënë më shumë detaje për ngjyrën e këngës, apo zhanrin që do të sjellin.(Tribuna)

Lajme të ngjashme

Back to top button