Tetovë: Banorët ende nuk kanë marrë dëmshpërblimet nga vërshimet

Shtatë muaj pas vërshimeve në rajonin e Tetovës banorët akoma nuk kanë marrë kompensimin për shtëpitë e dëmtuara. Banorët thonë për ALSAT M se deri tani janë kompensuar vetëm për dëmet në tokat bujqësore. Madje disa nga banorët thonë se nuk figurojnë as në lista për kompensim.

“Prej komunës i kemi marrë për tokën por jo për shtëpitë , un as që jam në listë meqenëse jam edhe babai i vajzës 14 vjeçare që humbi jetë nuk ekzistoj në atë listën aspak. Kemi bërë ankesë por nuk kemi marrë asnjëfarë përgjigje”, shprehet një banorë.

“Të tokës i kemi marrë por për shtëpitë ende jo nuk i kemi marrë kompensimet”, thekson një banorë tjetër.

Nga Komuna e Tetovës thonë se presin kompletimin e listës, në të cilën mungojnë shumë banorë dhe më pas të fillojë shpërndarja e mjeteve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button