Rummenigge: Messi? Bëhet fjalë për shifra absurde

Karl-Heinz Rummenigge e përjashton në mënyrë kategorike një tentativë të mundshme për të shkëputur Lionel Messin nga Barcelona, duke thënë se argjentinasi do të ishte shumë i shtrenjtë për kampionët në fuqi të Champions League.

Nga Spanja kanë dalë zëra se Bayerni do të ishte i gatshëm të paguante klauzolën në shifrën e 250 milionë Eurove, por gjithsesi shefi ekzekutiv i bavarezëve sqaron edhe njëherë se klubi i tij nuk ka ndërmend të shpenzojë kaq shumë për sulmuesin e blaugranave, transmeton supersport.

“Messi? Po flasim për shifra që janë absurde për ne. Bëhet fjalë për një çmim shumë herë më të lartë nga sa shpenzuam për Javi Martinez. Përveç kësaj, e njoh mirë presidentin Sandro Rosell dhe e di që Barcelona nuk do ta shiste kurrë Messin. Eshtë një shenjtor për katalanasit dhe mendoj se edhe ai vetë nuk dëshiron të largohet, pasi vendi i tij ideal është Barça”.

Rummenigge hedh kështu poshtë edhe deklaratën e Beckenbauer, presidentit të nderit te Bayerni, i cili pohoi se Messi mund të shkonte mjaft mirë nëse do të luante përkrah Ribery.

Lajme të ngjashme

Back to top button